Sport

Dinamo, Daja: Vazhdojmë të jemi pretendent, sot pësuam humbje të merituar

Trajneri i Dinamos Ilir Daja komentoi humbjen 3-0 ndaj Vllaznisë.

“Dinamo vazhdon të jetë pretendente, të jetë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Nuk ndodhi ndonjë çudi e madhe, kemi bërë pjesë të parë të mirë me lojtarët që kishim në dispozicion. Kemi gabuar gjithçka në pjesën e dytë. Një pjesë e mirë e lojtarëve nuk kishin ritnim e duhur për këtë ndeshje.

Kemi marrë një humbje, më shumë të merituar nga vetja sesa nga kundërshtari. Me Dinamon nuk ka ndodhur asgjë. Në momentin që do të kemi kontigjent më të plotë do të kemi Dinamon që kemi pasur këto javë kampionati. Se mos thoni se ja lamë ndeshjen sot Vllaznisë. Ndodhin këto humbje për shkak të kontigjentit të limituar.

Sigurisht që me dëmtimin e Lorran aty ka bërë mirë Aliji. Por Aliji pardje nuk ka qenë në stërvitje dhe ka bërë eko pasi ka pasur probleme në muskujt e pasëm. Kur loja ishte 3-0, i thashë Alijit mos dil më në sulm sepse ndeshja ka mbaruar. Sot Meksi ka qenë nën nivelin e tij”, u shpreh Ilir Daja.