Aktualitet

Diola Dosti shijon pushimet në resortin luksoz me partnerin e ri: Të përhumbur në shoqërinë e njëri-tjetrit

Diola Dosti dhe partneri i saj i ri Erolld Belegu po shijojnë pushimet në një nga resortet më luksoze në Bali.

Çifti ka zgjedhur një nga vendet më të shtrenjta “Bulgari Resort”, ku çmimet për një natë arrijnë në më shumë se 1 mijë euro.

Me të mbërritur në destinacion, Diola dhe Erolldi nuk kanë ngurruar që të ndajnë për ndjekësit e tyre disa foto nga destinacioni që kanë zgjedhur për të pushuar.

“Të mbështjellë në një ambient shumëngjyrësh dhe në perëndim, ne jemi të humbur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të rrethuar nga eleganca, megjithatë është e qeshura jonë ajo që mbush vërtet ajrin. Një mbrëmje perfekte ku koha ndalon. Momente luksoze.”, shkruan Diola.