Kulturë

Dita e fundit e Ndrek Lucës, vdekja “e pazakontë” e aktorit të madh: Paradite doli me biçikletë për pazar pasi u kthye …

Dita e fundit e Ndrek Lucës

Ishte një mëngjes i ftohtë janari. Si gjithmonë do të ndiqte ritualin e ditës, do të merrte biçikletën e tij të pasluftës dhe pasi do të bënte pak pazar do të kthehej drejt apartamentit. Askush nuk do e besonte më vonë që ky do të qe janari i fundit për Ndrek Lucën. Ishte ora 11:00 e vitit 1993, kur vdiq nga një sulm në zemër.

Rikard Ljarja: Atij i plasi shpirti…
Vdekja e tij solli shumë dhembje te ata që e njohën. Aktori i njohur, Rikard Ljarja, tashmë edhe ky i ndjerë, pas vdekjes së Ndrek Lucës ishte shprehur:

“Atij i plasi shpirti.

Vdekja e tij ishte një protestë kundër gjithë helmit e handrakut që gufoi e rridhte gjithandej e gjithkund, grykësisë, pseudokulturës, pseudodemokracisë, pseudoatdhetarisë e pseudofetarisë.

Edhe këtë radhë ai nuk kishte kohë, nuk kishte kohë dhe mundësi të merrej një i vetëm kundër gjithë asaj hipokrizie dhe shtiracakësh që e rrethonin, dhe iku. I la të gjithë. I përbuzi. Nuk i duronte, sepse i vetëm nuk mund t’i përballonte.

Por Ndreka është gjallë, është gjallë në gjithë veprën e tij aktoriale, edhe atë të shkruar, është gjallë edhe në të gjithë vdekjet e panumerta që ka interpretuar.

Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë.

Duhet studiuar dhe duhet marrë shembull’’.