Berat Gjimshiti ka folur para ndeshjes së Kombëtares shqiptare që do të luajë nesër kundër Polonisë. Kapiteni i kuqezinjve u shpreh optimist për takimin e nesërm ndërsa e tha besimplotë se në Varshavë do të tentohet vetëm fitorja. Në fjalën e tij para gazetarëve, ai tha:
“Jemi ndjerë mirë sicc kemi arritur Play-Off. Eksperienca në ndeshjet e fundit ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj se do të jemi gati nesër për të dhënë maksimumin. Kundërshtari ka një nivel të lartë. Do të provojmë gjithccka për të arritur këtë ëndërr.
Mungesat? Unë besoj se skuadra është gati se është një rast i madh. Nuk ka lidhje eksperienca, por dëshira dhe vullneti. Ai që është më i aftë do të fitojë.
Levandovski? Do të jetë shumë e vështirë për ta markuar, është një nivel i lartë. Ai është një prej sulmuesve që ka bërë karrierë të gjatë në nivele të lartë, por do të provojmë ta ndalim. Duhet gjithë skuadra që të jetë në momente të mira.
Karriera me Atalanta apo Botërori? Besoj se në këtë moment nuk jam në pikën që të vendos cilën të preferoj. Si kapiten dua të bëj një histori të madhe me Shqipërinë. Besoj se duhet të shikojmë hap pas hapi. Ndeshja më e rëndësishme është nesër, pastaj të shohim se ccfarë do të ndodhë.
Strategjia? Shanset janë të barabarta në fushë. Unë hyj në fushë gjithmonë për fitore, besoj se gjithë kombëtarja ashtu. Kemi marrë shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit. Besoj se do të na ndihmojë edhe nesër. Taktikën e vendos trajneri, të sulmojmë apo të mbrojmë. Duhet të jenë gjithë gjërat përfekte”, tha Gjimshiti.