Aktualitet

Dokumenti/ Drejtoresha e AKU ‘shkrin’ Drejtorinë e Tiranës, 15 inspektorët më të vjetër gati për tu larguar nga puna

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit po përballet me një situatë, në të cilën nuk është gjendur asnjë herë që kur është krijuar. Përtej dëshirës për reformim të tij, siç ka deklaruar dhe Ministria e Bujqësisë, Drejtoresha e Përgjithshme e këtij institucioni Jeta Deda duket se ka ndërmend të “shkrijë” Drejtorinë Rajonale të Tiranës. Në sajë të asaj çfarë ka ndodhur, kësaj drejtorie ose do t’i vendoset kyçi, ose inspektorët do të zëvendësohen me militantë, me të rinj që mund të mos kenë asnjë lidhje me profesionin, ose siç është shprehur Drejtori Rajonal i Tiranës, “le të ikin këta se s’kanë ku hanë bukë njerëzit tanë”.

Alert ka mësuar se, ditën e premte, datë 28 janar 2022, 15 inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, iu ka shkuar në e-mail një urdhër i formosur nga Znj.Deda, “Për dhënje mase disiplinore Vërejtje me Paralajmërim për Pushim nga Puna”. Çuditërisht, masa disiplinore është dhënë për 15 prej inspektorëve më të vjetër dhe më me eksperiencë në AKU e Tiranës. Veç kësaj, masë disiplinore e njëjtë është dhenë dhe për Drejtorin e Menaxhimit të Riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU, Azbi Arapi, por moticavionin dhe arsyet ende nuk i dimë.

Urdhëri i firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm, në të vërtet bazohet mbi shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për “hetimin” e bërë në AKU e Tiranës për punën e viteve 2018-2020, ku u evidentuan një sërë problematikash, sipas KLSH.

Por çfarë ndodhi? Raporti paraprak i KLSH-së ka mbërritur në AKU më 5.3.2021. Ndërsa observacioninet nga inspektorët janë dorëzuar më 10.3.2021 dhe masat në ektrem për 15 inspektorë nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKU jepen më 28.1.2022. Pra, duke kaluar çdo limit kohor dhe që përbën shkelje ligjore.

Inspektorët e AKU Tiranë, pas konstatimeve të KLSH dhe rekomandimeve të tij, kaluan në Komisionin Disiplinor të ngritur enkas në Drejtorinë e Përgjithshme, për këtë çështje dhe shumicës iu zbutën masat e parashikuara nga KLSH.

Urdheri qe iu ka shkuar 15 inkeptoreve te DR AKU Tirane, me 28 janar 2022

Megjithëse raporti i KLSH ishte i “nxirë”, duke e njohur situatën e AKU dhe siç funksionojnë institucionet shtetërore, të gjithë janë koshent se, shkeljet e mëdha, trau në PIK, biznest e mëdha apo VIP të ushqimit nuk favorizohen nga inspektorët me vullnetin e tyre, por me urdhërat e drejtorëve rajonal apo të përgjithshëm, gjithmonë me telefon, për të mos lënë gjurmë tjetër. E për çudi, drejtorët nuk penalizohen.

Largimi i çdo punonjësi të AKU, që prej vitit 2020 dhe zëvendësimi me të tjerë sipas “oreksit” është më i lehtë se kurrë. Kjo, pasi me ndryshimet në Ligjin “Për Ushqimin”, ky institiucion funskonon me Kodin e Punës dhe u nxorr nga Shërbimi Civil, gjë që duket u bë jo pa qëllim. AKU është një “minierë” për të mbledhur lek dhe si rrjedhojë, njerëzit mund dhe duhet të lëvizen sipas dëshirave, gjë që Shërbimi Civil e pengonte disi.

Alert.al