Aktualitet

Dorëhiqet Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari, babai i Arbër Hajdarit

Ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, babai i Arbër Hajdarit.

Hajdari mbante këtë post që prej vitit 2016 kur u emërua nga Këshilli i Ministrave. Nuk dihen ende arsyet pse Hajdari dha dorëheqjen nga ky post.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.