Milan siç dihet prej kohësh kërkon një drejtor të ri sportiv. Këshilltari i kuezinjve, Zlatan Ibrahimovic tashmë ka në mendje një emër për këtë pozicion në klub.
Sipas “Corriere dello Sport” bëhet me dije se emri i parë në listë dhe kandidati kryesorë është ish-drejtori i Lazios, Igli Tare. Në fakt shqiptari prej muajsh tashmë e sheh vetën të lidhur ngushtë me këtë pistë, i cili e njeh mirë Serie A dhe se si duhet të veprojë me merkaton dhe gjithçka që ka të bëjë në klub.
Fakti që Tare aktualisht është i papunë bën që te Milan ta shikojmë si më të arritshmin. Kjo pasi drejtuesve të kuqezinjve nuk do t’u duhet të paguajne për të siguruar shërbimet e tij.
Një tjetër arsye është se nëse gjithçka mes palëve arrihet, atëherë Tare mund të fillonte menjëherë punë te Milan, duke nisur punë direkt për sezonin e ri.