Dueli mes Egnatias dhe Elbasanit është padyshim kryefjala e kësaj jave në Kategorinë Superiore.
Rrogozhinasit janë të parët në renditje dhe do të duan padyshim të mbajnë larg ndjekësin e tyre më të afërt, e pse jo, edhe të shkëputen nga verdheblutë. Këta të fundit, në këtë edicion duket se janë gati të rivalizojnë për titullin me kampionët e dyfishtë.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Poçi, Haime, Ndreca, Aleksi, Kryeziu, Fernando, Albaneze, Gruda, Buriç.
Trajner: Edlir Tetova
ELBASANI: Janaçek, Azemoviç, Olberkis, Musta, Lila, A. Kasa, Ibrahim, Loukili, Lajthia, Diallo, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç