Sport

Dueli me Atalantën e Gjimshitit, Musiala gjen ritmin në momentin e duhur para Championsit

Bajerni e kishte planifikuar mirë fitoren 4-1 kundër Mynshengladbah. Megjithatë, lehtësimi në Mynih nuk erdhi aq shumë nga fitorja bindëse, por nga fakti se Jamal Musiala luajti të gjithë 90 minutat dhe la një përshtypje shumë të mirë.

Për herë të parë pas pothuajse një viti, Musiala luajti një ndeshje të plotë me fanellën e Bajernit, përfshirë edhe minutat shtesë. “Jam pak i lodhur, por ndihem mirë,” tha lojtari.  “Ndeshje si kjo më ndihmojnë të hyj në ritëm. Jam i lumtur.”

Sezoni tani po hyn në fazën vendimtare dhe trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, nuk dëshiron ta ngarkoj shumë yllin e tij. “Kemi pasur disa momente pozitive, por ende po e mbroj. Ju e patë dëmtimin e tij. Jam shumë i lumtur që ai po fillon të ketë përsëri momentet e tij,” tha trajneri belg. Bajerni do të përballet të martën me Atalantën.