LifeStyle

Duet me Lunën, Elsa Lila: Synon cilësinë në muzikë, kjo i duhet brezave që po rriten

Ajo që i duhet vajzës sime që po rritet, por edhe gjithë brezit të ardhshëm, është kënga cilësore, thotë këngëtarja e afirmuar Elsa Lila, duke shtuar se teksa dëgjon talentin e ri Luna Çausholli, kupton se ka shpresë për këtë.

Pohimet e Elsës ishin spontane, sot në Panairin e Librit që u zhvillua në Tiranë, teksa në stendën e librit të saj qëndroi duke kënduar së bashku me Luna Çaushollin, e cila me performancën e saj është bërë një zë i pëlqyeshëm në publikun shqiptar.

Për Lunën, Elsa është një frymëzim, sepse siç thotë këngëtarja e re etalentuar, “misioni i një artisti është të frymëzojë dhe të ndikojë pozitivisht publikun që e ndjek, e pëlqen, e duartroket.

Je një frymëzim për mua Elsa, ashtu si dhe për shumë shqiptarë,  italianë dhe jo vetëm që të ndjekin e të admirojnë”, thotë Luna dhe shton:

“Qe kur degjova kenget e tua te para me te cilat debutove ne skene dhe more vleresimin maksimal ate te cmimit te pare te padiskutueshem, u dashurova me “Larg urrejtjes” dhe “Pyes lotin”.

Ishte koha kur juria dhe publiku kishin te njejtin mendim se kush duhet ta fitonte festivalin.

Pastaj erdha me ty ne Sanremo dhe sërish u emocionova pa fund me “Valeria”. E keshtu vazhdova me te gjitha kenget e tua duke vijuar me te te preferuaren time “Evita”, fituesja e Fest 61, festival ne te cilin mora  pjese per here te parë…”