Barcelona do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Borussia Dortmund në shtëpi. Ekipet do të sfidohen ditën e nesmër në çerekfinalen e Champions League , ora 21:00.
Hansi Flick ka folur para kësaj sfide, me gjermanin që ka deklaruar se skuadra e tij do të duhet të luajë mirë për të arritur te fitorja. Fakti që nuk janë mposhtur deri më tani u jeo besim për takimet e radhës.
Ndër të tjera bëri të ditur se Raphinha do të jetë i gatshëm për skuadran dhe padiskutim ky është një lajm i mirë për katalanasit.
“E kam thënë tashmë disa herë. Ne duhet të japim gjithçka në ndeshje. Kemi punuar shumë në përgatitje dhe nuk duam që të jetë eliminohemi. Ne duhet të luajmë mirë nesër.
Ne nuk kemi humbur ndeshje dhe kjo është e rëndësishme, por ne duhet të performojmë aq mirë sa mundemi.
Raphinha? Pas pushimit, i kemi dhënë pak kohë për t’u rikuperuar, por në stërvitje ai është fantastik. Ai është shumë dinamik dhe i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, ka përfunduar gjermani.