Aktualitet

Dumani pret në ambientet e SPAK, VanHorn/ Ambasada amerikane: Diskutime për punën e guximshme të SPAK dhe BKH

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të Ngarkuarën e SHBA-së me Punë, Nancy VanHorn.

Lajmin për takimin e bëri me dije vetë Ambasada amerikane, ku thuhet se u bënë diskutime për punën e guximshme të SPAK dhe BKH.

Ambasada e SHBA-së thekson gjithashtu se u diskutua edhe vizita e Dumanit në SHBA ku u takua me zyrtarë të administratës Trump në DASH dhe Departamentin e Drejtësisë.

Postimi: 

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.