LifeStyle

Dy fjalë për ata që bëjnë me faj median për fatkeqësinë e Parashqevi Simakut (E vërteta është krejt tjetër)

Nga Hermes Kafexhiu/ 

Po a ka më turp të madh që të bësh me faj median për videon e Parashqevi Simakut ? A ka më turp dhe nga vetë gazetarët që hiqen si kontravers se gjasme Parashqevija, nuk do ndihmë, që gjasme Parashqevia po keqpërdoret etj etj.

Të mos ishte media në këtë vend, me të mirat dhe me të ligat e saj shumë gjëra do kishin mbetur të groposura në dhe. Edhe ky publik do vazhdonte të besonte akoma sapunin për djathë. Të mos ishte media në këtë vend as drejtësia nuk do të merrte këto përmasa që ka marrë, edhe pse kjo ka problemet e saj. Të mos ishte për media në këtë vend shumë e shumë gjëra të pabëra nuk do të të beheshin.

Ai që e nxorri atë video bëri shumë mirë edhe mbi të gjitha u tregua aq profesional sa priti 12 orë për ta konfirmuar zyrtarisht identitetin e saj në atë video. Po cili është mesazhi real i këtij lajmi lidhur me misionin e medias ?

E para media nuk e dinte as vetë që Parashqevia do klikohej aq shumë, sa kaloi dhe përmasat e lajmeve mbi Kushtetuesen, mbi foton e gruas së Dumanit etj. E dyta media nuk po nxirrte Antonela Berishën, që do dal sonte në një emision dhe të na rrëfejë se gjasme u ndje keq që ‘i theu gotën në kokë’ një vajze dhe iku në Dubai ca kohë, edhe më pas u kthye sërish dhe tani do dal si heroinë te emisioni ‘Goca dhe Gra’.

Parashqevi Simaku është aset kombëtar i këtij vendi, që sigurisht ka vendimet e saj personale në jetë por edhe nëse ajo mendon ndryshe vendi ndaj saj ka detyrime.

Simakut ne i detyrohemi se ka bërë një album të quajtur ‘Etno’ në kohët më të vështira të Shqipërisë dhe e bëri të njohur melodinë, qasjen e shqiptarëve në vende që as politika shqiptare nuk hynte dot.

Përse nuk dalin këta të prekurit se po përdoret Parashqevi Simaku, për lajthitjet e Feros, influencarat skandaloz të TikTokut që ftohen në emisione, për hajdutët që kthehen në heronjë televiziv, për vajzat e ekranit që janë degjeneruar në dosjet e SkyEcc, Matrix-it dhe që drejtësia mirë bën që i ruan sekretin e tyre të errët. Përse nuk flasin këta për presionet që i bëhen drejtësisë duke u nxjerrë gratë kryeprokurorëve, përse nuk flasin këta për tentativën e errët të krimit që po bë gjithçka që Kushtetuesja të quaj të paligjshme marrjen për prova të ‘SkyEcc’ edhe mbi të gjitha përse nuk folën këta për mbështetjen e madhe mediatike që i bëri media lajmit të Altin Dumanit si kampioni i anti-korrupsionit.

Mos të ishte media, askush nuk do tja jepte atë nder Altin Dumanit, po ashtu edhe këtë mirënjohje që prej vitesh kishte fjetur ndaj Parashqevi Simakut.