Për të gjithë ju që po qani për djegien e vilës së Enverit,
Çdo regjim bastard duhet t’i zhdukë simbolet për të luftuar ideologjinë. Partia Demokratike duhej të kishte shkatërruar me themel çdo simbol të komunizmit që në vitet 1992–1997, por nuk i falet që heshti në vitet 2005–2013, kur pa se çfarë ndodhi në vitet 1998–2005, kur bandat dhe enveristët erdhën në pushtet, të ndihmuar nga ambasadorë të korruptuar dhe nga serbë e grekë, që liruan nga burgu me qëllim krijimin e bandave në Shqipëri çdo fundërrinë kontingjenti që sot janë të dënuar me burgime nga 30 vjet deri në të përjetshëm për krimet monstruoze që kryen gjatë viteve 1997–2005.
Duhej prishur e rrafshuar jo vetëm vila e Enverit, por çdo vilë e kujtdo qelbësire të atij regjimi, dhe në vend të tyre të ndërtoheshin shkolla, kopshte, çerdhe apo ambulanca, jo kulla e pallate për zagarët e politikës.
Duhej rrafshuar Piramida e diktatorit, që prej 36 vitesh, në këtë mender demokraci, qëndron aty si simbol i regjimit bastard, dhe në vend të saj të ndërtohej Parlamenti, Pallati i Drejtësisë apo një godinë universitare.
Por enveristët dhe spiunët brenda PD-së nuk guxuan t’i shkulnin nga rrënjët simbolet famëkeqe të diktaturës dhe diktatorit, për nostalgji apo për qenien peng ndaj falangave të atij regjimi, si ish-Sigurimi i Shtetit.
Ju që po qurraviteni nëpër studio për vilën e diktatorit, heshtët si minj e si qen të tredhur kur u prish Teatri Kombëtar. Keni heshtur si zagarë të pistë për prishjen e mijëra shtëpive të banimit apo objekteve të qytetarëve fukarenj, pa vendime dhe pa dëmshpërblime.
Keni heshtur si qen të pshurrur dhe vazhdoni të heshtni për prishjet e plot 25 objekteve, rrugë nacionale, ura e tunele, në këto 10 ditët e fundit, nga babëzia dhe vjedhja e fondeve nga qentë e pushtetit, duke lënë të izoluar një qark të tërë.
Shihni pak ose pyesni kush janë ata që kanë biznese te Piramida për të kuptuar se kujt i shërben si godinë ai simbol i pështirë i diktaturës. Pse vetëm patronazhistë-enveristë paskan të drejtë të bëjnë biznes në prona shtetërore duke i marrë me një qira qesharake 1 euro?
Për Pallatin e Kongreseve, pyesni pak se kujt i është dhënë në përdorim prej 20 vitesh dhe sa fiton ky patronazhist-enverist për të gjitha eventet dhe panairet që bëhen aty.
Po Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, Shtëpia e Gjetheve dhe çdo objekt simbol i regjimit diktatorial, kujt u janë dhënë si biznese?
E kujt i plas se qenkeni mërzitur ju fëlliqësira që i lëpiheni çdo pushteti për një kockë të qelbur që ju hedhin si ushqim dhe na dërdëllisni si mender analistë, kur shumica prej jush kanë qenë ish-spiunë të Sigurimit?
Në çdo protestë duhet të mbyllin qepenët çdo enverist që bën biznes në prona të shtetit pa qira dhe në godina që kanë qenë dhe janë simbol i komunizmit, përndryshe do t’ju duket limonadë “trembja” e një tufe “turistësh letrarë” që paskan qenë për “studim” në ish-vilën e Enverit.