Mario Dajsinani është lojtari i Egnatias, që mbetet në qendër të vëmendjes për këtë merkato janari. Për portierin e rrogozhinasve është raportuar nga “RTSH” se Legia e Varshavës ofron 800 mijë euro.
Portieri i Kombëtares shqiptare është pjesë e kampionëve prej edicionit të kaluar. Egnatia e bleu kartonin e tij pikërisht nga Laçi.
Daniel Aful është portieri i dytë i ekipit të Edlir Tetovës. Klubi ndërkohë nuk po nxitohet, pasi Dajsinani konsiderohet si lojtar i pazëvendësueshëm.
Legia e Varshavës investoi më parë te Ernest Muçi, që u ble nga Tirana dhe u shit më pas për 10 milionë euro te Beshiktashi. Egnatia asnjëherë nuk ka shitur një lojtar për 800 mijë euro dhe nëse diçka e tillë ndodh, për ta do të ishte rekord.
