Dean Liço pritet të largohet nga Igdir vetëm pas pak muajsh aktivizim. Mesfushori shqiptar me shumë mundësi do të mbyllë aventurën e tij me klubin e Igdir, por do të mbetet në Kategorinë e Dytë turke.
Është klubi i Boluspor që ka arritur pothuajse deri në fund të akordit me ish-in e Skënderbeut. Synimi i Boluspor është rikthimi në elitën e futbollit turk, pra Superligë dhe për të arritur këtë objektiv është futur furishëm në merkato.
Pikërisht Dean Liço është një nga lojtarët me të cilët Boluspor kërkon të përforcojë ekipin. Te Boluspor, Liço do të gjejë ish-in e Egnatias, azerin Vusal Isgandarli.
Kujtojmë që deri më tani në Turqi, Liço ka luajtur në 16 ndeshje. Në këto sfida të luajtura, 24 vjeçari ia ka dalë që të shënojë 3 gola e të asistojë në një tjetër për shokët e ekipit.