Rajon

E bujshme/ Tornado dhe erë e fortë, ‘çmendet’ moti në vendin fqinj! A rrezikon Shqipëria?

Një tornado që u shfaq në pjesën veriore të ishullit Rodos, në Greqinë juglindore, të hënën shkaktoi disa dëme materiale.

Por për fat të mirë, siç raportojnë mediat e huaja, nuk ka pasur ndonjë viktimë ose të lënduar.

Siç bëhet e ditur më tej, tornadoja përfshiu zonën nga Kallithea deri në Zefiros.

Atje, ajo shkuli pemët dhe theu disa degë, “viktima” ishin gjithashtu edhe disa varka.

Njësitë zjarrfikëse thuhet se po punojnë për largimin e mbeturinave ndërkohë që janë publikuar edhe disa pamje që tregojnë se për çfarë bëhet fjalë.