Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Krujës, ku është takuar me pronarët e disa bizneseve lokale. Gjatë takimit, ai është pritur me ngrohtësi nga qytetarët, ndërsa njëra prej zonjave i ka dhuruar një skulpturë simbolike.
I emocionuar nga gjesti, Berisha ka komentuar me ironi: “Simboli i mençurisë, e çmend Ramën”, duke vijuar me kritika ndaj qeverisë dhe mënyrës së saj të qeverisjes.
Kujtojmë që kryeministri Rama përdor si metaforë bufin për të karakterizuar kreun e PD-së.
Vizita e Berishës në Krujë vjen në kuadër të takimeve të tij të shpeshta me qytetarë dhe sipërmarrës në mbarë vendin, ku ka përsëritur mesazhin për ndryshim dhe përkrahje të shtresës sipërmarrëse.