Aktualitet

E FUNDIT/ U qëllua me armë në sallën e gjyqit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja! Plagosen 2 të tjerë

Gjyqtari Astrit Kalaja mësohet e ka ndërruar jetë, pasi u qëllua me armë në sallën e gjyqit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma.

Të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.