Një pjesë e emisionit të djeshëm në Top Story, iu dedikua forcave speciale RENEA, ku vetë moderatorja Grida Duma ka parë nga afër disiplinën, sakrificën dhe stërvitjen që i mban efektivët e këtij reparti gjithmonë gati për mision.
Një ndër personazhet që ka intervistuar Guma, është një i ri 25-vjeçar, i cili ka deklaruar se ka pasur gjithmonë ëndërr Policinë e Shtetit dhe se kjo dëshirë tashmë i është bërë realitet.
Më tej, efektivi i RENEA-s ka deklaruar se shpreson që të tregojë aftësitë e tija në shërbim të qytetarëve.
“E kisha ëndërr që para se të futesha në Policinë e Shtetit. Është privilegj dhe përgjegjësi e madhe. Është si të jesh futbollist dhe të zgjidheshe në Kombëtare. Është ëndërr e bërë realitet, shpresoj të tregoj aftësitë e mia në shërbim të qytetarëve. Dita ime është me stërvitje, me disiplinë. Jam 25 vjeç”, tha efektivi i RENEA-s.
Ky rast e ka prekur Grida Dumën, e cila nuk i ka mbajtur lotët. Më tej, moderatorja i ka thënë se është e vështirë që të gjesh një djal si ai në Shqipëri dhe se ai është një ndër më të mirët.
“Jam me një rast që më prek, më emocionon. Më emocionon ti… është shumë e vështirë sot të kesh një djalë si ty në Shqipëri. Ke tre muaj që je këtu, ishe pjesë e demonstrimit të forcës, nuk e besova kur më tha komandanti. Je një ndër më të mirët e Shqipërisë. Si e pe veten që ti e doje këtë?”, u shpreh Grida Duma.