Sport

E konfirmon dhe agjenti sportiv, Skriniar në negociata me rivalin e Interit

Milan Skriniar nuk bën pjesë në planet e Paris Saint-Germain me në krye Luis Enriquen. Trajneri spanjoll nuk e preferon aspak në ekip mbrojtësin sllovak dhe ky i fundit ka menduar prej kohësh largimin.

Është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm në Itali dhe së fundmi thuhet se Napoli është në negociata. Kështu e ka konfirmuar në një intervistë dhe Frederic Guerra, një agjent lojtarësh.

“Skriniar në negociata me Napolin? Conte e ka pasur atë tek Interi dhe lojtari është pjesë e negociatave me klubin italian. Trajneri foli me të dhe i tha se e konsideron si titullar”, u shpreh ai duke konfirmuar negociatat mes Napolit dhe Skriniar.