Sport

E KRYER/ Huazim me të drejtë blerje, sulmuesi lë Milanin për klubin e njohur gjerman

Noah Okafor do të jetë futbollist i Leipzig. Sulmuesi zvicerian ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Milan në Serie A, për të nisur një të re në Bundesligën gjermane.

Okafor do të transferohet nga Milan te Leipzig në fromë huazimi. Ndërsa klubi gjerman do të ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit me një klauzolë prej 25 deri në 28 milionë euro.

Një e mirë për Milanin në këtë huazim është pikërisht formula e pagës, e cila do të mbulohet nga Leipzig gjatë gjysmës së sezonit. Ndërkohë që vizitat mjekësore janë parashikuar të kryhen këtë të premte.

Kujtojmë se Okafor është pjesë e Milanit që prej korrikut të vitit 2023, kur “Djalli” e bleu për 15 milionë euro nga Salzburg. Prej atëherë, 24 vjeçari ka shënuar 7 gola dhe dhuruar 5 asistë në 52 ndeshje.