Sport

“E meritojmë të hyjmë në Superiore”, Çela: Jemi në nivel më lart se Vora dhe Flamurtari

Besa e Kavajës arriti një fitore ndaj Vorës sot me rezultatin 1-0. Emiliano Çela doli në prononcim për mediat në përfundimin e këtij takimi.

“Kemi cilësinë e lojtarëve të krijojmë një lojë të tillë. Puna e trajnerit është t’i nxjerrë cilësitë e lojtarëve, u përpoqëm dhe nxorrë golin. Tranzicionet i kemi të shpejta me ëingerat, duhet të kishim një gol të dytë. Luanim ndaj një ekipi pa objektiva dhe ata e kishin lirshmërinë në lojë, ne e kishim atë stresin në lojë. Jemi këtu prej gabimeve tona, kemi bërë gabime sidomos në fillim të janarit ndaj Shijakut dhe Burrelit.

Jemi më lart me nivel se Vora dhe se Flamurtari, por Vora e meriton të hyjë në Superiore. Gjithashtu dhe ne e meritojmë të shkojmë atje, por të luajmë ndeshjen e fundit dhe të shohim. A e pashë rezultatin e Flamurtarit? Sinqerisht nuk kemi asnjëri telefon në stol”, u shpreh Çela.