E pabesueshme për futbollistin e Kombëtares, detyrohet të largohet nga stërvitja
Marash Kumbulla po kalon një makth me Majorkën për shkak dëmtimesh. Mbrojtësi i Kombëtares nuk u stërvit sot me pjesën tjetër të skuadrës, pasi ndjeu një shqetësim në kofshë.
Kumbulla u mor nga klubi i Majorkës, si projekt për të qenë titullar. Kjo pas paraqitjeve mbresëlënëse me Espanjolin në edicionin e kaluar.
Asgjë nuk ka shkuar si duhet. Deri tani janë vetëm nëntë ndeshje ku ka fituar minuta në total mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit.
Kumbulla ishte kthyer në stol ndaj Barcelonës, pasi kishte munguar dy javët e mëparshme. Sfida me Real Betis këtë të diel mund të sjellë mungesën e radhës.