Politikë

E padit në Gjykatën e New York-ut dhe i kërkon 2 milionë dollarë, Evi Kokalari “tërbohet” nga Bleona Qereti, reagimi i papritur

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti, më datë 15 gusht ka paditur Evi Kokalarin aka Evi Angelakis aka Evis Kokalarin për shpifje dhe mashtrim.

Prej rreth 3 vitesh, që nga viti 2022, Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj Bleona Qeretit.

Pas shpifjeve dhe mashtrimeve të vazhdueshme nga Evi Kokalari, këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Bleona Qereti, ka vendosur t’i thotë stop fushatës fyese ndaj saj dhe e ka paditur përmes studios së avokatisë Waymaker LLC, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh.

Pas padisë së bërë nga këngëtarja e mirënjohur, Evi Kokalari ka reaguar në rrjete sociale, duke thënë se avokatët e saj nuk kanë pasur asnjë moment për të lexuar padinë e këngëtares ndërkohë që ka shfryrë të gjithë mllefin e saj ndaj mediave që e kanë bërë publike dhe ndaj këngëtares duke përdorur fjalë aspak etike, duke cenuar sërish imazhin e këngëtares.

Evi me tre emra, pretendon se këngëtarja e mirënjohur Bleona Qereti ka bërë deklarata rreth personazheve të njohur në Shqipëri, ndërkohë që në asnjë moment nuk i vërteton nëse janë të thëna nga paditësja.

CNA ka siguruar detaje nga padia e këngëtares Bleona Qereti dhe në padi përcaktohet qartë akuza.

Padia nuk ka aspak qëllim politik siç mund të pretendojë Evi Kokalari, me thashethemnajat poshtë e lart për ç’më ke thënë për Metën apo për Ramën.

Padia është ngritur për shpifjet, fyerjet dhe dëmtimin e imazhit të bërë nga Evi Kokalari duke i cenuar nderin dhe dinjitetin këngëtares së njohur ndërkombëtarisht Bleona Qereti, e cila tashmë ka krijuar një karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Evi Kokalari, para se të bëjë këtë reagim dhe të drejtojë gishtin e të hedhë vrerin e saj mbi këngëtaren apo median, duhet të provojë në gjykatë të gjitha fyerjet dhe shpifjet që ka bërë ndaj Bleona Qeretit, të cilat janë të sqaruara edhe në padinë e bërë nga këngëtarja në New York.

Ashtu siç sqarohet në padi, kjo është një skemë e paramenduar për të dëmtuar karrierën e këngëtares.

Duke fabrikuar dhe duke përhapur gënjeshtra të turpshme, sipas padisë së këngëtares, e cila shpreh bindjen se Evi Kokalari e ka bërë me qëllimin për të pasur vëmendje publike dhe për të shkatërruar pozitën e Bleona Qeretit si artiste dhe figurë me ndikim.

Padia synon të mbajë përgjegjëse Kokalarin për sjelljen e saj të rreme dhe dashakeqe, të rivendosë reputacionin e këngëtares dhe të kërkojë dëmshpërblime kompensuese dhe ndëshkimore për dëmin e konsiderueshëm që Kokalari i ka shkaktuar.

Ky është fakti dhe asgjë më shumë sesa kaq. Evi Kokalari duhet të provojë në gjykatë të gjitha shpifjet dhe fyerjet me të cilat i është drejtuar këngëtares Bleona Qereti.