Sport

E PAPRITUR/ Besa godet në merkato, firmos me sulmuesin e Superiores

Pasi ndryshoi trajneri dhe në vend të Mirel Josës do të marrë Emiliano Çelën, Besa e Kavajës ka goditur në merkato. Pretendentët për t’u shpallur kampion në Kategorinë e Parë kanë ‘peshkuar’ në Superiore.

Bedri Greca do të jetë lojtari më i ri i ekipit kavajas. Sulmuesi do të mbyllë aventurën e tij me Elbasanin në Superiore, për të nisur një të re me Besën e Kavajës, të cilët kanë synim ngjitjen në elitë.

34-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shihet si përforcimi i duhur nga Besa, me të cilët do të firmosë deri në verën e 2026-ës.

Greca më parë ka veshur fanellën e Skraparit, Tërbunit, Flamurtarit, Kukësit, Luftëtarit, Tiranës, Gjilanit, Laçit, Feronikelit dhe Kastriotit.