Humbja 2-1 ndaj Bylisit dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, duke se ka mbushur “kupën” e drejtuesve. Stoli i Gugash Maganit po “lëkundet” fort dhe te kryeqytetasit nuk është aspak një atmosferë e mirë.
Kjo pasi sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se drejtuesit e Tiranës me në krye Refik Halilin po përgatisin shkarkimin e trajnerit peqinas. Kjo pasi rezultatet e siguruara nuk janë ato të duhurat dhe bardheblutë enden në zonën e ftohtë, ku tashmë seriozisht rrezikojnë edhe mbijetesën.
Ditën e sotme ose pas sfidës me Egnatian pritet të merret një vendim përfundimtar dhe me kuriozitet mbetet të presin se çfarë do të ndodhë. 59-vjeçari ka drejtuar Tiranën në 9 ndeshje, ku ka marrë vetëm 1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje në kampionat, ndërsa është eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.