Politikë

E pazakontë/ Opozita mban shpresën e fundit tek shëndeti i Ramës: O mret, mos pi kaq shumë se do të na marrësh në qafë

Që kur është zgjedhur kryeministër, beteja kryesore e PD-së ndaj Edi Ramës, ka qenë si ta demonizojë atë, të tregojnë se ai është drogaxhi dhe se nuk e ka të gjatë.

Janë me dhjetëra lajme për shëndetin e tij në portalet e financuara nga familja Berisha, apo fotomontazhet sikur pi drogë.

Këto lajme zakonisht i shpërndajnë pasi pësojnë humbjen e radhës në zgjedhje, për t’iu thënë demokratëve të mos shqetësohen se nuk e ka të gjatë.

Ia kanë nisur dhe tani.

Bledi Kasmi, ish-kryeredaktor i “RD”-së, ka postuar një foto të Ramës, e cila duket si montazh.

“Rende shume! I shnderruar ne kufome”, shkruan Bledi Kasmi.

“Mendo pak dhe per vete o “mret” se po sakrifikohesh per kete popull.

Mos ha, pi e thith cfare te vene perpara se do na marresh ne qafe.

Larg qofte po te gjeti gje cdo behet me kete popull e me boten pastaj. Me kujdes o “mret””, shkruan nga ana tjetër Paloka, duke postuar foton e Kasmit.

Interesant është se këta që presin fundin fizik të Ramës, se politikisht nuk e mundin dot, janë ndjekës të një plaku 80-vjeçar!