Pas një jave qëndrimi në spital, 50-vjeçarja shqiptare Amela Drini, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda që mori nga përplasja e makinës.
Ngjarja ka ndodhur në Itali, teksa shqiptarja po ecte përgjatë rrugës Circonvallazione est.
50-vjeçarja, e cila u hodh disa metra tutje nga mjeti që e përplasi, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve shumë të rënda të marra, në veçanti një goditje fatale në kokë.
Shkak i aksidentit, sipas mediave italiane, dyshohet se u bë dukshmëria e ulët në zonë, edhe për shkak të shiut të rrëmbyeshëm atë mbrëmje, i cili nuk e lejoi shoferin të shmangte përplasjen me 50-vjeçaren, e cila jetonte pak më larg vendit ku u godit, në via Sofia Da Camino.