Bota

E reja vdes papritur, një tjetër humb ndjenjat në barin irlandez në fundjavë (fotot)

Një vajzë e re ka vdekur papritur pasi humbi ndjenjat mbrëmjen e të shtunës në një bar në kryeqytetin Belfast në Irlandën e Veriut.

Chloe Ferris, e cila ishte në të 20-at e saj, humbi ndjenjat papritur në barin Lux në kryeqytetin e Irlandës së Veriut mbrëmjen e të shtunës, por kur shërbimet e emergjencës erdhën në vendngjarje rreth orës 2 të mëngjesit, vajza tragjikisht kishte vdekur.

Shkaku i vdekjes nuk duhet ende.

Një tjetër vajzë kishte humbur ndjenjat në kohë të përafërt me Chloe dhe u dërgua në spital ku mori trajtim, por nuk dihet nëse incidentet kanë lidhje me njëra-tjetrën shkruajnë mediat vendase.

Në lajmin e vdekjes së zonjushës Ferris ajo përshkruhej nga të afërmit si një ‘bijë e dashur’, motër, teze, mbesë dhe kushërirë.

Chloe kishte nisur specializimin në institutin e estetikës Enhance Belfast, ku pedagogët e quanin ‘studente model’, vdekja e papritur e të cilës i ka lënë të gjithë të shokuar.

Policia tha se po heton vdekjen dhe ka bërë apel për informacione, shkruan rrjeti britanik Metro.