Rajon

E rëndë/ Gjenden në shtëpi pa shenja jete nëna dhe vajza e saj 4 vjeçare! Djali 9 vjeç dhe babai në gjendje të rëndë (Video)

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku në një shtëpi familjare janë gjetur pa shenja jete në rrethana të panjohura, nëna 38 vjeçare së bashku me vajzën e saj 4 vjeçare, teksa kryefamiljari së bashku me djalin janë në Spitalin e Tetovës në gjendjë të rënduar.

Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës janë pranuar për obduksion.

Në vendngjarje ka dalë policia dhe prokurori publik.

Sipas informacioneve të fundit të siguruara nga burime të policisë, nuk bëhet fjalë për helmim por për dhunë, edhe pse deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga MPB. /tvklan.mk