Kronikë

E rëndë në Greqi, 41-vjeçari shqiptar gjendet i varur pranë banesës së tij

Një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Greqi, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

I ndjeri, i cili është identifikuar si shtetasi me inicialet M.G., punonte prej kohësh në një punishte në një ishull grek.

Ai u gjet i varur mëngjesin e sotëm afër banesës së tij në zonën e Spiladionit.

Autoritetet policore njoftuan mjekun ligjor, ndërkohë që Departamenti i Sigurisë po heton për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, që paraprakisht cilësohet si vetëvrasje.