Një 29-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në parkimin e pallatit ku banonte, brenda automjetit.
Policia e kryeqytetit bën të ditur se shtetasi Enea Dine, nga kqyrja paraprake, nuk janë vërë re shenja dhune.
Policia ka nisur hetimin e rastit dhe marrjen e dëshmive të familjarëve të të riut.
Njoftimi i policisë:
Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.