Bota

E tmerrshme/ Ambulanca përplaset me murin, humb jetën pacienti

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të premte në Fivizzano të Italisë, ku u përfshi një ambulancë.

Sipas të dhënave, ambulanca me shpejtësi të lartë u përplas me një mur dhe për pasojë humbi jetën pacienti i moshuar, teksa u plagosën dhe 3 anëtarët e stafit.

Një vullnetar 50 vjeç u transportua me helikopter në spitalin e Pizës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.