Kulturë

E trishtë! Ikona e Kinematografisë Shqiptare, Tinka Kurti përfundon në shtëpin e të moshuarve

I ka dhënë publikut shqiptarë të qeshura pafund, por Shqipëria nuk i dha aq sa duhet.
Tinka Kurti, aktorja e madhe shqiptare, ka përfundur në shtëpi të moshuarish.
Aktorja u shfaq në një mesazh televiziv për banorin e BBV Laert Vasili.

Aktorja e dha mesazhin teksa ndodhej në shtëpinë e të moshuarve.

Në rrëfimin e tij të jetës, Laerti tha se idhulli i tij është Tinka Kurti, dhe kjo e fundit i dha mesazhin që të ecë përpara.

Ndër të tjera tha “Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.

Është e rëndësishme të theksohet se më 4 prill 2025, Tinka Kurti mori pjesë në homazhet për aktoren Margarita Xhepa, ku u shpreh e përlotur dhe me dhimbje të madhe për humbjen e saj.