Politikë

E TURPSHME! Ervin Salianji i lë “targën” Sali Berishës, mbi 2 mijë qytetarë e ndjekin LIVE, ish-kryeministri “peshkon” vetëm 166 persona

Këtë të diel, Partia Demokratike ka zhvilluar paralelisht dy aktivitete politike në zona të ndryshme të vendit. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbajtur foltoren e radhës në Lezhë, ndërsa lideri historik i së djathtës, Sali Berisha, ka vijuar turin e takimeve me qytetarët, këtë herë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Por përtej sallave dhe takimeve fizike, një tjetër tregues i rëndësishëm i mbështetjes politike sot janë rrjetet sociale, të cilat shërbejnë gjithnjë e më shumë si “barometër” i interesit dhe angazhimit të qytetarëve.

Në këtë aspekt, shifrat flasin qartë. Aktiviteti i Ervin Salianjit po ndiqet live nga mbi 2.6 mijë qytetarë, ndërsa transmetimi i Sali Berishës ka tërhequr vëmendjen e vetëm 166 ndjekësve.

E TURPSHME! Ervin Salianji i lë “targën” Sali

Aktiviteti i Salianjit

Këto shifra, janë interpretuar si turpëruese, veçanërisht duke marrë parasysh karrierën e gjatë politike të Sali Berishës dhe rolin e tij dominues në politikën shqiptare për dekada me radhë.

Ndërkohë që ky interes i lartë i qytetarëve për aktivitetin  dhe fjalën e Ervin Salianjit interpretohet si një sinjal i qartë se një pjesë e elektoratit po kërkon ndryshim dhe figura të reja brenda Partisë Demokratike.

E TURPSHME! Ervin Salianji i lë “targën” Sali

Takimi i Berishes