Sport

E TURPSHME/ Ka fituar vendin e titullarit, gazetari italian kalon ‘kufirin’ me Alen Sherrin: I papërshtatshëm për Serie A, qëndron në portë si mobilje

Alen Sherri po shfaqe mjaft mirë në kampionatin italian me Cagliarin. Portieri i Kombëtares shqiptare ka fituar shumë shpejt besimin e klubit italian, teksa në ndeshjen e fundit uli në stol një lojtar si Scuffet.

Megjithatë, në Itali nuk po e lënë rehat gardianin kuqezi. Së fundmi, gazetari italian, Vittorio Sanna ka sulmuar ashpër portierin shqiptar, duke e cilësaur si jo të denjë për Serie A. Ky reagim vjen pas humbjes së Cagliarit 1-2 ndaj Venezias.

“Për mua është evidente mungesa e reagimit të portierit. Mundohem ende të gjej arsye se përse Alen Sherri mund të quhet një portier i përshtatshëm për Serinë A. Nuk ka reflekse, nuk shfaq reagime të menjëhershme, nuk ka asnjë veprim të vetëm që tregon gatishmëri. Në golin e parë përshembull, topi i kaloi aty afër dhe nuk kishte tentativën më të vogël për t’u hedhur.

Nuk shoh shpejtësinë dhe stilin që i kërkohet një portieri më të mirë. Nuk mund të luajmë me një “mobilje” në portë. Nuk e kam fjalën për një moblije që lëviz, por për një garderobë apo komodinë që qëndron aty, pa lëvizur kurrë. Mungesë cilësie që po na kushton”, është shprehur Vittorio Sanna.