Sport

Edon Zhegrova kthesë 180 gradë brenda 2 ditësh, arrin akordin me Juventusin; gati transferimi

Edon Zhegrova është vetëm një hap larg transferimit më të madh në karrierën e tij. Edhe spe u tha se do kalonte te Marseja, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka arritur akordin personal me Juventusin dhe tashmë pritet vetëm një “domino” e merkatos për ta zyrtarizuar kalimin në Torino.

Zhegrova, aktualisht pjesë e Lille në Francë, ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga klubi italian dhe ka shprehur dëshirën për të veshur fanellën bardhezi. Por finalizimi i marrëveshjes varet nga largimi i Nico Gonzalez, i cili është në prag të kalimit te Atletico Madrid. Nëse ky transferim zyrtarizohet, atëherë Zhegrova do të prezantohet si afrimi i ri i Juventusit në repartin ofensiv.

Për futbollistin 25-vjeçar, ky është një moment kyç në karrierë, me Serinë A që ofron një skenë shumë më të madhe për të afirmuar vlerat që ai ka treguar me fanellën e Kosovës dhe në kampionatin francez. Për Juventusin, Zhegrova është profili ideal: teknik, i shpejtë dhe me ide të freskëta për sulmin e një skuadre që kërkon rikthimin në majat e futbollit italian.

Ndërkohë, Milani vazhdon të jetë aktiv në orët e fundit të merkatos. Kuqezinjtë kanë nisur bisedimet me Liverpool për mbrojtësin Joe Gomez, me synimin për një transferim të plotë, jo huazim. Lojtari është i hapur për kalimin në Serie A dhe shpresat e Milanit varen nga aftësia e Liverpool për të afruar Marc Guehi nga Crystal Palace, që do t’i hapte dritën jeshile largimit të Gomez.

Në skenën europiane, historia më absurde e verës vjen nga transferimi i Nicolas Jackson. Sulmuesi u nis për vizitat mjekësore te Bayern Munich, por Chelsea ndryshoi mendje në minutat e fundit për shkak të një dëmtimi të Delap dhe kërkoi kthimin e tij në Londër. Lëvizje që ka shkaktuar habi dhe ironi në radhët e bavarezëve.