Edon Zhegrova (25 vjeç) mungoi në stërvitjen e sotme të Lille, njofton prestigjiozja franceze L’Équipe.
Lille zhvilloi seancën e fundit stërvitore përpara fluturimit drejt Liverpool-it, këtë të hënë në mëngjes.
Zhegrova, i cili është duke u përballur me një dëmtim në muskujt aduktorë, mungoi në atë seancë, duke e bërë praninë e tij në Anfield të pamundur.
Zhegrova mund të kthehet për përballjen ndaj Strasbourgut në fundjavë, ose të paktën të përfundojë rikthimin e tij në stërvitjet e ekipit të parë përpara atij dueli në Ligue 1.
Mungesa e Zhegrovës rëndon shumë në formacionin e ekipit francez, pasi dardani është një nga elementët kryesorë për fazën sulmuese së bashku me Johnatan David, lojtar i përfaqësueses së Kanadasë.
