Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ndau sot në rrjetet sociale momentin kur gjatë protestës së djeshme të opozitës në Tiranë, efektivi i “Shqiponjave” Edison Mehmetaj ngre nga toka flamurin kombëtar.
Ministri vlerësoi guximin dhe profesionalizmin e efektivit, i cili ndërsa ndodhej përballë protestuesve nuk ngurron të ngrejë nga toka flamurin shqiptar të hedhur në rrugë.
Ministri theksoi gjithashtu diferencën mes atyre që shfrytëzojnë ngjarjet për tensione dhe atyre që respektojnë ligjin, rendin dhe simbolet e vendit.
“Respekte”! Edison Mehmetajt, efektivit të ‘Shqiponjave’, që na dëshmoi mbrëmë dallimin e vërtetë mes tregtarëve të flamujve dhe atyre që e lartësojnë këtë vend dhe flamurin më të bukur në botë”, shkoi Lamallari.
