Egnatia kërkon të harroj sa më shpejtë të jetë e mundur humbjen ndaj Elbasanit dhe ti rikthehet fitoreve. Sfida e radhës për të besuarit e Edlir Tetovës do jetë Partizani.
Një ndër arsyet se përse ekipi nga Rrogozhina ndodhet në këtë “mesele” rezulatesh të paqendrueshme janë edhe mungesat e shumta, për shkak të probleme fizike. Aktualisht ndodhen në “bokse” Renato Malota, Eljon Sota dhe Edison Ndreca. Treshja defensive nuk ishte në dispozicion karshi Elbasanit. Sota i afruar gjatë merktos së janarit nuk pa pasur shumë minuta në këmbë.
Problemi më i madh kundër “Demave të Kuq” ka të bëjë me Edison Ndreca. Ai është prezantuar më herët titullarë i padiskutueshëm, por kjo “panoramë” ka ndryshuar sa hap e mbyll sytë, ku problemet fizike ka bërë të vetën. Për herë të fundit Ndreca ka zbritur në fushë ndaj Partizanit, 15 shkurt.
Prej asaj date, ai ka qendruar jashtë. Pikërisht nga kjo ndeshje fillo edhe rënia e Egnatias. Në 8 ndeshjet e funidt, ata kanë marrë vetëm 2 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Optimizmi është i madh te Rrogozhinasit që të jetë i gathëm për “Final 4”, një “armë” shtesë në planet e trajnerit Tetova.