Kreu i kompanisë amerikane të sigurimeve “UnitedHealthcare” është vrarë me armë zjarri në Neë York.
Brian Thompson u qëllua për vdekje të mërkurën jashtë hotelit “Hilton” në Manhattan ku ishte parashikuar të fliste në një konferencë investitorësh.
50-vjeçari është dërguar në spital dhe aty ka vdekur.
Autori i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.
Thompson duket se ka qenë shënjestra e sulmit, pasi autori i dyshuar ka qenë i maskuar dhe e ka pritur jashtë hotelit me, ka thënë policia.
“UnitedHealthcare” është kompania private më e madhe e sigurimeve në SHBA.