Sport

Elbasani luan në “transfertën-shtëpi”, Dinamo “favor” vendasve për biletat

Dinamo luan nesër ndaj Elbasanit. Klubi kryeqytetas ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale duke lajmëruar çmimin e biletave për takimin e Superiores.

Dinamovitët luajnë në “Elbasan Arena” si vendas edhe pse në fakt ky stadium është shtëpia e miqve të javës së 21-të. Për Elbasanin është gjë e mirë kjo transfertë, pasi në fakt shkurton kohën e udhëtimit dhe shërben shumë për të pasur në krah tifozët verdhjeshil.

Skuadra e Ilir Dajës kërkon qëë të shfrytëzojë këtë takim pas është në vend të dytë dhe kërkon vendin e aprë. Kujtojmë që, Nëndetësja e shpartalloi ekipin e Gvozdenovic para disa muajsh kur Dinamo-Elbasani luhej sërish me kryeqytetasit si pritës.

Bileta më e lirë është për elbasanasit, e kuotuar me 500 Lekë të reja. Në thonjëza ky është një favor për vendalinjt që pritet të jenë në shumtë në shkallët e impiantit ditën e nesërme.