Elbasani është në zi sot, ndërsa njofton se ka ndërruar jetë Bashkim Bakiu. Ky i fundit cilësohet si punëtori i palodhur i kompleksit sportiv “Shefqet Lamçja”.

Njoftimi i Elbasanit:
“Sot u shua një figure e dashur për qytetin dhe për breza të tërë sportistësh. Bashkim Bakiu – Giçja, kujdestari i palodhur i kompleksit sportiv ‘Shefqet Lamçja’, apo siç e njohim të gjithë, ‘Sporti i Vjetër’.
Për vite me radhë ai ishte më shumë se një kujdestar. Ishte njeriu që hapte portën çdo mëngjes, që ruante fushat me përkushtim, që i priste fëmijët me buzëqeshje dhe që qëndronte aty deri në fund të ditës. Në atë fushë, nën kujdesin e tij, breza të tërë të rinjsh hodhën hapat e parë në futboll dhe ndërtuan ëndrrat e tyre.
‘Sporti i Vjetër’ nuk ishte thjesht një kompleks sportiv, ishte një shtëpi për shumë prej nesh. Dhe Giçja ishte pjesë e pandashme e asaj shtëpie.
Prehu në paqe, Giçe.
Emri yt do të mbetet gjithmonë pjesë e kujtesës së atyre që u rritën në atë fushë”.