Një tjetër eliminim në karrierën e Harry Kane, i cili sërish nuk arriti të përparojë në Champions League dhe të fitojë trofeun e parë të karrierës së tij. Anglezi foli pas pas barazimit 2-2 ndaj Interit në mikrofonat e mediave gjermane, përfshirë “Sky Sport DE”, duke shpjeguar ndjenjat e tij si më poshtë:
“Ne dhamë gjithçka për të fituar, patëm shanse të mjaftueshme në dy ndeshje, pësimi i dy golave ishte krim.
Ata ndryshuan plotësisht inercinë e ndeshjes. Ishim shumë afër. Futbolli përbëhet nga momente, ata i shfrytëzuan më shumë se ne.
Kur luan për Bayern Munichun, pret të arrish në gjysmëfinale dhe në finale të Champions League. Jemi rritur në garë raund pas raundi, ndeshje pas ndeshje. E dinim se mund të lëndonim çdo ekip në botë, por ky është futbolli. Nuk mund të lejojmë që kjo të na prishë sezonin. Kemi ende një ndeshje në Bundesligë dhe titulli është shumë afër”, u shpreh Kane.