Partizani u trondit nga Elbasani, që e eliminoi në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Verdheblutë fituan 1 me 3 te stadiumi “Arena e Demave”.
Një penallti e akorduar në minutën e 115-të nga gjyqtari Eldorjan Hamiti, solli protesta të shumta nga Partizani. Agim Ibraimi ka reaguar së fundmi përmes rrjeteve sociale.
Drejtori sportiv i “demave” është fokusuar te motivimi i skuadrës. “Ndonjëherë ne fitojmë. Ndonjëherë ne mësojmë. Por kurrë nuk heqim dorë. Jam krenar për këtë skuadër. Më të fortë dhe gati”, shkruan Ibraimi.
Tashmë i gjithë fokusi është në kampionat ku kanë mbetur edhe 10 ndeshje. Partizani numëron po aq pikë sa Dinamo e vendit të katërt, dhe e shikon si mundësinë e fundit për pjesëmarrjen në Europë.
