Sport

Eliminimi nga Champions League, Conceicao gjen fajtorin: Kartoni i kuq i marrë nga Theo ishte vendimtar

Sergio Conceicao ka thënë fjalën e tij pas eliminimit të Milanit nga Champions League. Portugezi është shprehur tepër i zhgënjyer me barazimin përballë Feyenoord, duke u shprehur se kartoni i kuq i marrë nga Theo ishte vendimtar.

“E dinim që ne ishim më të fortë. Zhgënjimi është shumë i madh. Ne e nuk arritëm ta shënonim golin e dytë në disa raste dhe jemi të zemëruar. Shumë të zhgënjyer për mënyrën se si shkoi ndeshja.

 Jemi shumë për t’u fajësuar. Sot nuk mund të mendojmë dhe duhet të përqendrohemi në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Sot episodi me Theon ndryshoi ndeshjen”, është shprehur trajneri portugez.