LifeStyle

Elton Ilirjani e ka mbajtur PENG? Nipi zbulon çfarë i tha Parashqevia kur e takoi (Video)

Ditën e sotme, Ani Simaku, nipi i Parashqevi Simakut, ka arritur të takohet me këngëtaren pas gjithë bujës në rrjet ditët e fundit.

Këtë e bëri të ditur Elton Ilirjani përmes disa postimeve në Instagram.

Si fillim Ilirjani postoi një foto ku shihej Ani krah Parashqevisë e më pas disa video ku flet për takimin me këngëtaren dhe gjendjen e saj.

Pjesë nga biseda:

Elton Ilirjani: Ani, si je? Unë jam Elton Ilirjani. U takuam së bashku në New York. Si e gjete Parashqevinë?

Ani: Parashqevinë e gjeta në gjendje shumë të mirë.

Elton Ilirjani: Je i kënaqur me punën që kemi bërë unë dhe Elvira?

Ani: Jam shumë i kënaqur. Ju falenderoj jashtë mase.

Elton Ilirjani: Ku po qëndron Parashqevia?

Ani: Unë jam bashkë me Parashqevinë. Gëzohem që halla është bërë më mirë.

Elton Ilirjani: Çfarë do bëjmë sot?

Ani: Sot do hamë në një restorant shumë të famshëm.

Elton Ilirjani: Pra, ti e gjete mirë hallën, nuk është se është marrë peng nga unë dhe Elvira?

Ani: Jo, jo, fare. Ju falenderojmë shumë.

Elton Ilirjani: Domethënë, ti flet në emër të gjithë familjes Simaku?

Ani: Po, po.

Elton Ilirjani: Çfarë do tu thuash këtyre çunave që më ofendojnë mua dhe Elvirën?

Ani: E bëjnë nga zilia. Janë xhelozë.

Elton Ilirjani: Domethënë ti thua janë xhelozë që Parashqevia është ndër shoqet e mia më të mira tani.

Ani: Normale

Elton Ilirjani: Ju që flisni keq, Parashqevia është me nipin e saj, është shumë mirë, prandaj mos harxhoni frymën kot [të ofendoni].