LifeStyle

Elvira Tata, gruaja që gjeti Parashqevi Simakun zbulon detajet e takimit

Elvira Tata, gruaja që gjeti ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, në një stacion treni në Manhattan, ka ndarë për “Opinion” momentin e veçantë të takimit të tyre. Në intervistën e saj, ajo rrëfen me detaje rrethanat e këtij takimi dhe bisedën emocionuese që zhvilloi me këngëtaren e njohur, e cila i tregoi se ishte aty duke pritur një avokat për të sjellë djalin e saj.

Pyetjet dhe përgjigjet

Blendi Fevziu: Si e gjetët Parashqevi Simakun?

Elvira Tata: Të gjithë do ta bënin një gjë të tillë. Nuk e ndjej se kam bërë një gjë të madhe. Zoti më dha një provë tjetër, unë kisha 10 ditë në spital me mamanë shumë të sëmurë. Morëm një grip të dyja dhe jam e sëmurë nga një virozë dhe kisha 10 ditë që nuk kisha shkuar në punë. Atë ditë që vendosa të shkoja në punë, 2 ditë më parë kisha parë videon që kishit nxjerrë ju dhe mendova “sikur ta gjej unë”. Duke ecur rrugëve, kaloj në stacionin e madh dhe nuk e gjeta. Kur dal nga qendra e madhe e trenave, në një ndërtesë ishte ulur Parashqevia. E njoha nga fytyra, mënyra e veshjes. Ndalova para saj me shumë gëzim dhe i them në anglisht dhe i them a je ti Parashqevi Simaku dhe ajo qeshi dhe më tha “Po”.

Blendi Fevziu: Ajo nuk dinte asgjë?

Elvira Tata: Jo nuk dinte asgjë. Ajo më tha që nuk kam telefon. Ajo më thotë mua që po pres një avokat që të më sjellë djalin dhe pse më ke zënë rrezen e diellit më ke ardhur si një diell, mendova se të