Padyshim që lajmi i ndarjes nga jeta e futbollistit të të rinjve të Dinamos, Martin Canit ka prekur në zemër çdo shqiptar. Djaloshit 14-vjeçar iu ndërpre jeta përpara kohe dhe ëndrra për t’u bërë futbollist.
Por kjo që ka bërë Luiz Ejlli, është një nga gjërat më të bukura që mund të shikoni. Këngëtari shkodran dhe ish-banori i Big Brother Albania Vip ka realizuar një këngë dedikuar plotësisht Martin Canit.
14-vjeçari humbi jetën pas plagëve të marra me thika nga bashkëmoshatarët e tij.